Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dënon thirrjet raciste në Kumanovë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër ndaj incidentit racist të ndodhur në Kumanovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli.
Në një deklaratë publike, ai theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport dhe shoqëri, duke e cilësuar ngjarjen si një “alarm” për të gjithë.
Ambasadori Meidani kërkoi një reagim të fortë dhe të qartë nga autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut. “Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo,” shkroi ai.
Përmbajtja e thirrjeve raciste
Gjatë ndeshjes, tifozët brohoritën kore raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve, si:
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër.”
“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur.”
“Dhoma e gazit për shqiptarët,” një referencë e tmerrshme ndaj krimeve të Luftës së Dytë Botërore.
Këto thirrje u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes, duke shkaktuar zemërim dhe shqetësim të gjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




