Osteoporoza, sëmundja e heshtur, parandalohet me ushqyerje të shëndetshme e aktivitet fizik
Osteoporoza është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit kockor, e cila shpesh kalon pa u kuptuar deri në momentin që shkakton fraktura apo dhimbje të forta. Sipas mjekut ortoped Sulejman Sokoli, kjo sëmundje mund të diagnostikohet shumë lehtë përmes ekzaminimeve të thjeshta.
“Zakonisht tek kategoria e të moshuarve, osteoporoza është më evidente, ajo diagnostikohet këtu dhe është një ekzaminim jo invaziv”, u shpreh mjeku.
Mjeku thekson se shkaqet që çojnë në osteoporozë janë të shumta.
“Zakonisht janë shkaqe të modifikueshme dhe të pa modifikueshme, të cilat lidhen me moshën, menopauzën, gjenetikën. Faktorë të tjerë janë duhani, aktiviteti fizik, alkooli ushqyerja”, tha Sokoli.
Mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta, ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik të vazhdueshëm për të parandaluar osteoporozën dhe për të ruajtur shëndetin e kockave në çdo moshë.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




