Dashuria për librin, pasioni i 90-vjeçarit nga Devolli që lexon çdo ditë

Kulturë | 1 vit më parë

Në një kohë kur teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën e përditshme, shembulli i 90-vjeçarit Tomor Zypçe është një kujtesë e çmuar për vlerën që ka libri dhe leximi.

Ai jeton në qytetin e Bilishtit dhe është një ndër frekuentuesit më të rregullt të bibliotekës publike, ku kalon orë të tëra çdo javë duke lexuar, studiuar dhe shfletuar libra të ndryshëm. Ai tregon se lidhja e tij me librin ka nisur që në fëmijëri dhe nuk është ndërprerë asnjëherë. 

“Mbaj mend një fjalë: ‘Shpikja më e bukur e njerëzimit është leximi.’ Për çudi e kam pasur qejf leximin që në moshën e hershme. Të dyja zhanret, edhe tregimet, romanin, poezinë. Nuk e dalloj me kë kam më shumë dashuri. Vazhdoj të lexoj akoma edhe sot. Kam plot autorë të preferuar, shkrimtarë rusë, si [Fjodor] Dostojevski, Maksim Gorki,” tregon z. Zypçe.

Me sy që ende shkëlqejnë kur flet për autorët e preferuar, Tomori është dëshmi se dashuria për librin nuk njeh kufij moshe. Ai është një thesar i gjallë për komunitetin, një zë i urtësisë që vazhdon të rrezatojë përmes faqeve të librave që lexon çdo ditë.

Gazetar: Gj. Liço

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme