RTSH sjell një frymë të re në ekran me Revistën Televizive, tashmë me format të ri dhe më dinamik moderuar nga Arbër Hitaj! Nga e hëna në të premte, programi do të pasurohet me rubrikën e re “Tema e Ditës”, ku trajtohen aktualiteti, debatet sociale, zhvillimet politike dhe temat që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Me të ftuar nga fusha të ndryshme dhe analizë të thelluar, “Tema e Ditës” synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe informacioni për publikun shqiptar.
Kohëzgjatja: 30 minuta
Në transmetim: E Hënë, E Martë, E Mërkurë, E Enjte, E Premte