Infeksionet që sulmojnë dëgjimin, trajtimi i duhur dhe në kohë parandalon humbjen e tij
Infeksionet e veshit prekin çdo moshë dhe shpesh neglizhohen deri në momentin kur shfaqin komplikacione serioze.
Mjekja otorinolaringologe Zana Uruçi shpjegon shkaqet kryesore të këtyre infeksioneve:
“Infeksioni i veshit paraqitet në disa forma. Më i shpeshti është infeksioni i veshit të mesëm, i cili vjen si pasojë e bllokimeve të hundës, gjendjeve virale, gripale apo infeksioneve të tjera që pengojnë funksionimin e tubave të Eustakut. Si pasojë, veshi nuk ajroset siç duhet dhe grumbullohet lëng. Fillimisht ky lëng është i qartë (seromukoz), por më pas mund të kthehet në lëng me qelb (purulent). Kjo shkakton mungesë ajrosjeje në veshin e mesëm, dhimbje në membranën timpanike dhe, karakteristikisht, pas një gjendjeje virale shfaqen menjëherë temperaturë, bllokim hundësh dhe dhimbje veshi”, shpjegon mjekja.
Cili është trajtimi më i mirë në këto raste?
“Në këto raste, sidomos tek fëmijët, bëhet timpanostomi hapet paksa membrana për të lejuar ajrosjen. Kur kemi të bëjmë me infeksion me qelb, përdoren antibiotikë për të paktën 10 ditë”, thotë mjekja.
Trajtimi në kohë dhe kujdesi i përditshëm për shëndetin e veshëve ndihmojnë në parandalimin e problemeve me dëgjimin.
Gazetare: Blerta Cina
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




