Të rinjtë dhe leximi, Bardhyli: Të prirë më tepër drejt leximit online

Kulturë | 1 vit më parë

Në epokën e teknologjisë dhe informacionit të shpejtë, leximi i librave tradicionalë duket se po humbet terren mes të rinjve. Pajisjet elektronike, rrjete sociale dhe përmbajtja vizuale kanë ndryshuar mënyrën sesi të rinjtë e përthithin sot informacionin.

Shpesh leximi shihet si një detyrë shkollore, jo si një pasion apo kënaqësi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të promovohen libra që lidhen me përvojat, sfidat dhe ëndrrat e të rinjve sot.

Për këtë vijnë në ndihmë edhe aktivitetet që zhvillon Qendra e Leximit dhe Shkrimit.

“Puna jonë ka qenë e përqendruar te të rinjtë dhe sfida e leximit. Kjo sfidë është e shoqërisë, familjes dhe institucioneve arsimore dhe përpiqemi që përmes fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme të leximit të flasim mbi rëndësinë e tij sidomos te të rinjtë. Një brez i lexuar do të thotë një shoqëri më e mirë nesër, një shoqëri më e shëndetshme. Konceptimi i leximit sot ka ndryshuar sidomos te të rinjtë, ku leximi bëhet përmes platformave të ndryshme online, por është e rëndësishme që të rinjtë po orientohen më tepër drejt leximit, jo vetëm për përmirësim të vetes së tyre, por edhe të ardhmes”, u shpreh Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës së Leximit dhe Shkrimit, Ministria e Kulturës.

Sipas ekspertëve të fushës, të rinjtë duhet të lexojnë më tepër letërsi që nxit mendimin kritik, zhvillon imagjinatën dhe ndihmon në formimin e personalitetit.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme