Interesi në rritje për check-up, në Shkodër ky shërbim është një nga më të kërkuarit

Shëndet | 1 vit më parë

Parandalimi i sëmundjeve po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje tek qytetarët, të cilët po i drejtohen në mënyrë të vazhdueshme paketave të kontrollit periodik.

Sipas mjekut Arbër Meti, vetëm gjatë një muaji në Qendrën Shëndetësore nr. 2 në Shkodër, mesatarisht regjistrohen rreth 250 vizita check-up çdo muaj, duke treguar se ky shërbim është kthyer në një nga më të kërkuarit.

“Në momentin që vijnë dhe realizojnë kontrollin bazë shëndetësor, marrin përgjigje për problemet e mundshme të veshkave, mëlçive, problemet e traktit gastrointestinal, dislipidemitë dhe patologjitë e ndryshme,” tregon Dr. Meti.

Në analizën e grupmoshave dhe patologjive bazë, shifrat rezultojnë në përqindje mesatare. Përveç këtyre rasteve ka edhe pacientë të tjerë që zgjedhin të vijnë vetëm për të kryer kontrollin bazë periodik.

“Mosha që kombinohet me patologji bazë është 50 deri në 68 vjeç, por edhe më të rinjtë preferojnë të vijnë dhe të realizojnë kontrollet bazë,” thotë mjeku.

Pacientët i drejtohen check-up-it për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore, për të identifikuar në kohë faktorë rreziku dhe për të marrë këshillim profesional mbi stilin e jetesës.

Nga ky interes i qëndrueshëm, dallohet gjithashtu një prirje pozitive në edukimin shëndetësor të popullatës.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme