120 pacientë me dializë në Korçë, shërbimi i hemodializës ofrohet edhe për pacientët sezonal
Shërbimi i hemodializës në qytetin e Korçës vijon të jetë një nga shërbimet më të rëndësishme dhe jetike për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave. Aktualisht 120 pacientë po marrin këtë shërbim, i cili ofrohet me aparatura moderne dhe nën kujdesin e stafit mjekësor të specializuar.
“Shumica janë pacientë rezident nga zona e Devollit, Pogradecit, Korçës. Kemi edhe pacientë sezonal kur vijën këtu për pushime dhe kur kanë seancat e hemodializës e realizojnë këtu. Qendrat e dializës në vend janë të disa rajone në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Tiranë me aparatura moderne.”, u shpreh mjeku nefrolog Joan Kosta.
Ky shërbim siguron trajtim të rregullt dhe të sigurt për pacientët që kanë nevojë për pastrimin e gjakut për shkak të pamjaftueshmërisë renale, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
“Secili pacientë realizon 2-3 seanca në javë, bëhen kontrolle periodike dhe konsulta me specialiste”, tha mjeku
Kujdesi i vazhdueshëm, monitorimi profesional dhe kushtet e përshtatshme në qendrën e hemodializës bëjnë që pacientët të marrin trajtim të standardeve bashkëkohore pranë vendbanimit të tyre, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




