Letërsia e re në Shkodër, një lëvizje letrare në formim që pritet të japë fryte pas dekadash
Në Shkodër, letërsia vijon të mbetet gjallë përmes promovimeve të vazhdueshme të librave dhe autorëve të rinj, të cilët po pasurojnë jetën kulturore të qytetit.
Këto aktivitete po kthehen në një traditë, duke u dhënë hapësirë zërave të rinj dhe duke forcuar lidhjen e lexuesve me krijimtarinë bashkëkohore.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj, thotë se kjo lëvizje e re letrare ndodhet ende në një fazë formimi dhe se rezultatet e saj më të plota do të shihen pas dy ose tri dekadash.
“Letërsia jonë është në një ‘periudhë magmatike’, duke u formuar, në një periudhë me zhvillime nga më të ndryshmet, me eksperimente, sprova. Ka rrugëtime të shkurtra, por nga ana tjetër ka edhe autorë që i kanë formuar profilet e tyre. Sesi do të jetë kjo letërsi do të kuptohet, ndoshta, mbas dy a tri dekadash, kur të kthjellohet turbullira e lëvizjeve letrare. Atëherë ne mund të shikojmë dhe të flasim për periudhën e sotme,” u shpreh z. Vukaj.
Shkodra, e njohur për traditën e saj të pasur letrare, vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme kulturore, duke i dhënë jetë brezave të rinj të shkrimtarëve dhe duke nxitur dialogun mes autorëve e lexuesve.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




