Dëshmi të reja për Kongresin e Elbasanit, libri historik hedh dritë mbi një ngjarje të rëndësishme

116 vjet më parë nga Kongresi i Elbasanit, një libër historik hedh dritë mbi fakte historike, që dëshmojnë këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin shqiptar.
Autori nga Lushnja, Ëngjëll Zerdelia, i cili ka punuar edhe si mësues i gjuhës shqipe thotë se pjesë e dokumentimit janë dhe fotot 35 delegatëve që morën pjesë në këtë kongres.
“Kam sjellë një ngjarje shumë të rëndësishme të kombit shqiptar. Lushnja ishte universiteti i parë shqiptar që prodhoi me dhjetëra e qindra mësues që kontribuuan në të gjithë Shqipërinë. Me vështirësi të madhe, kam gjetur imagjinatën dhe të 35 delegatët unë i kam pajisur me fotografitë e tyre përkatëse. Me biografinë e tyre kam bërë një radiografi të çdo personazhi. Ky kongres ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme… së pari u pasqyrua në të gjitha organet dhe shtypin e kohës ku shkruhej shqip, sidomos te Faik Konica, te “Albania”. Të gjitha kongreset, zanafillën e gjuhës shqipe e kanë nga kongreset e mbajtura në tokën arbërore të Italisë,” thotë shkrimtari Zerdelia.
Pasi ka udhëtuar nga Amerika, ku ai jeton prej vitesh, botimi i këtij libri i disati që i kushtohet çështjeve të gjuhës dhe arsimit në Shqipëri mban gjallë tek shkrimtari ndjenjën kombëtare.
Ky libër vjen në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohem në qytetin e Elbasanit nga data 2-9 shtator, si kujtesë për “Kongresin e Elbasanit” të vitit 1909, i cili është cilësuar ndryshe edhe si “Kongresi i shkollave shqipe”.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




