Rriten rastet me viroza në Tepelenë, mjekët apel për kujdes: Të prekura të gjitha grupmoshat
Gjatë kësaj periudhe në Tepelenë është shënuar një rritje e numrit të personave që janë paraqitur me viroza të stinës.
Në ditë regjistrohen mbi 30 raste, të cilëve u është dhënë trajtimi i nevojshëm. Sipas të dhënave, të prekura kanë qenë të gjitha grupmoshat.
“Kemi pasur raste ditët e fundit të çrregullove gastro-intestinale si dhe virozave të stinës. Kemi dhe raste me të sëmurët kronikë, sëmundjet pulmonare kronike me ndryshimet e temperaturës. Vazhdojmë të kemi raste edhe nga pickimet e insekteve ku në disa raste ka pasur edhe ndërlikime. Janë pothuajse të gjitha grupmoshat, preken edhe fëmijët, të rritur por edhe mosha e tretë”, u shpreh mjeku pneumolog, Shahin Meçe.
Mjeku pneumolog bën apel për kujdes, duke këshilluar shmangien e grumbullimeve, përdorimin e lëngjeve dhe ndjekjen e këshillave mjekësore.
“Konsumimi i frutave dhe i vitaminave, ushqimeve të freskëta dhe lëngjeve. Shmangni ambientet e mbyllura dhe vendet me grumbullime etj.”, tha mjeku.
Ndërsa numri i të prekurve rritet, mjekët theksojnë rëndësinë e kujdesit personal dhe konsultës së hershme mjekësore për të shmangur komplikacionet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




