Shikimi tek fëmijët, nis edhe këtë vit Programi Kombëtar i Depistimit për grupmoshën 6–14 vjeç

Shëndet | 1 vit më parë

Programi Kombëtar i Depistimit të shikimit në shkolla ka nisur edhe këtë vit.

Ky program i rëndësishëm shëndetësor do të vijojë deri në fund të viti, ndërsa janë parashikuar të depistohen rreth 4.300 nxënës.

Mjekja Flaura Jani bën me dije se risi për këtë vit do të jetë depistimi i nxënësve të klasave të para.

“Filloi edhe procesi i vlerësimit të shikimit për fëmijët e grupmoshës 6–14 vjeç në 46 shkollat e qarkut të Korçës, pra, në bashkinë Korçë, Pustec dhe Maliq. Janë të përfshirë 17 mjekë të trajnuar dhe do të depistohen deri në fund të vitit shkollor 4,364 fëmijë. E reja e këtij viti është që në këtë proces vlerësimi do të jenë edhe fëmijët e klasave të para, sepse në vitet e kaluara kanë qenë klasat e treta, të pesta, të shtata dhe të nënta,” shpjegon mjekja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë.

Synimi i programit, thotë mjekja, është që çdo fëmijë të ketë mundësinë e një kontrolli të rregullt për të siguruar zhvillim të shëndetshëm dhe performancë më të mirë në procesin mësimor.

“Ajo që ne kemi parë është që në shumicën e rasteve kur është parë e nevojshme një vizitë tek mjeku specialist, fëmijët kanë marrë një diagnozë, që kryesisht është zgjidhja e problemit të tyre lidhur me shikimin nga larg, pra vënia e syzeve,” thotë Dr. Jani.

Depistimi i hershëm i problemeve të shikimit është një hap i domosdoshëm për parandalimin e pasojave afatgjata dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për shëndetin e fëmijëve.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme