Infertiliteti në rritje, 1 në 6 çifte me probleme. Prof. Demaliaj: Parandalimi, trajtimi dhe lufta ndaj stigmës e zbusin fenomenin

Shëndet | 1 vit më parë

Çiftet shqiptare, por jo vetëm, po hasin vështirësi për të arritur një shtatzani.

Shkak për këtë janë mosha e vonë e shtatzanisë së parë, sëmundjet inflamatore pelvike, droga, duhani, alkooli, ndotja e ambientit, mënyra e ushqyerjes, faktorët emocionalë etj.

Shpesh fajësohen meshkujt, por sipas të dhënave statistikore, të dyja gjinitë preken njësoj.

“1 në 6 çifte mendohet që nuk mund ta konceptojnë lehtësisht një shtatzani. Pra, kemi një rritje të incidencës, e pasqyruar kjo nga të dhënat e Institutit të Statistikave,” tregon Prof. Eljona Demaliaj, drejtore e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Ajo thotë se infertiliteti ulet vetëm përmes parandalimit, trajtimit dhe luftimit të stigmës.

“Çiftet duhet të paraqiten te mjeku. Duhet të flasin me psikologët, me familjarët, me mjekët e vet të besuar për problematikat që mund të kenë brenda çiftit. Parandalimi, pra, jeta më aktive dhe ulja e moshës së konceptimit të shtatzanisë së parë, dhe trajtimi i duhur nga ekspertë të licensuar për sa i përket fekondimit “in vitro”, janë ato të cilat e çojnë përpara uljen e incidencës së infertilitetit,” thekson Prof. Demaliaj.

Në një konferencë të organizuar nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” mbi ndikimin e teknologjisë në transformimin e infetilitetit femëror, mjekë të ndryshëm ndanë përvoja dhe të dhëna shkencore.

Së shpejti, në këtë maternitet pritet të ngrihet Qendra e Trajtimit të Infertilitetit dhe Prokreacionit të Asistuar.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme