Fushata e vaksinimit kundër gripit, interes i shtuar nga banorët në Kukës

Shëndet | 1 vit më parë

Fushata e vaksinimit sezonal kundër gripit ka nisur më 22 shtator dhe vaksina rekomandohet për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 6 muajsh deri në 5 vjeç. Sipas Shefes së Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor, Denisa Durakut, interesi për aplikimin e vaksinës së gripit këtë vit ka qenë më i lartë. 

“Sapo ka nisur fushata ndaj vaksinimit  të gripit, fillon tek personeli shëndetësor duke qenë se është vija e parë ë riskut dhe më pas në grupet e riskut përfshihen gjithashtu dhe personat mbi 65-vjec, të sëmurët kronik, mësuesit, edukatorët, gratë shtatzëna”, u shpreh Duraku.

Banorët kanë treguar interes për këtë vaksinë dhe janë paraqitur menjëherë pranë qendrave shëndetësore.

“Është diçka shumë e mirë dhe vaksinat duhet ta bëjnë të gjithë”, tha një qytetar.

280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Kjo fushatë synon të mbrojë qytetarët nga viruset e grupit A dhe B, që pritet të qarkullojnë gjatë muajve në vijim.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme