Barnat e rimbursueshme, lista përfshin medikamente për traktin digjestiv
Lista e barnave të rimbursueshme, e cila po vijon të aplikohet, zgjeron gamën e medikamenteve të rimbursuara, si dhe diagnozat që mbulon.
Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Kukës, për pacientët nuk ka pasur ndonjë vështirësi për aksesin në barnat e rimbursueshme, kjo për shkak se konsultimi me mjekun e tyre të familjes e ka lehtësuar këtë proces.
Një risi e muajve të fundit është përfshirja e stomave në listën e barnave të rimbursueshme.
“Lista e parë, barna të rimbursueshme ka 489, ndërsa lista dytësore është 1.049. U bëj thirrje gjithë pacientëve që janë me stoma, sepse është një sëmundje për të cilën është futur për herë të parë rimbursimi. Barnat për këtë sëmundje janë detyrimisht të kushtueshme. Ata duhet të paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe të marrin këtë shërbim falas nga ana e qeverisë,” shprehet Liman Morina, drejtor i FSDKSH-së, Kukës.
Edhe bashkëpunimi me farmacitë vendore po ndihmon në garantimin e një kujdesi më gjithëpërfshirës dhe më pranë nevojave të pacientëve.
“Bashkëpunimi është mjaft i mirë, sepse ne ushtrojmë kontrolle te farmacitë. Ato kanë furnizime të bollshme me ilaçe,” thotë z. Morina.
Këto ndryshime synojnë të lehtësojnë qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e trajtimit mjekësor.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




