Zgjedhjet në M. Veriut- Fillon festa e fitores në Çair nga mbështetësit e Izet Mexhtit

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni VLEN përmes një konference për shtyp tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.
Ndërkaq në komunën e Çairit ka nisur festa e fitores së mbështetësve të koalicionit ‘Vlen’ dhe kandidatit Izet Mexhiti.
“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë. kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në prces të grumbullimit të informatave”, ka bërë të ditur ‘Vlen’.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që u zhvilluan sot në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, janë zhvillura në një atmosferë të qetë, me pjesëmarrje të votuesve që arrin në 39.61% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
3.474 qendrat e votimit hapën dyert në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00, para pak minutash.
Votimi u krye në mënyrë të fshehtë, duke përdorur pajisje biometrike për verifikimin e identitetit të votuesve.
Sipas rregullave, një fitore në raundin e parë kërkon pjesëmarrje të paktën një të tretën e votuesve të regjistruar dhe mbi 50% të votave të vlefshme.
Pjesëmarrja e votuesve: Rritje graduale, por nën pritshmëritë e vitit 2021
Të dhënat e KSHZ-së tregojnë një rritje të pjesëmarrjes përgjatë ditës të këtij procesi. Në orën 11:00, pjesëmarrja ishte 9.3%, rreth orës 15:00 arriti në 31%, ndërsa deri në orën 17:00, ajo u stabilizua në 39.61%.
Kjo shifër është pak më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku pjesëmarrja finale ishte mbi 50%.
Në Shkup, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 31.16%, me komunat si Çair (35.30%), Centar (34.40%) dhe Karposh (33.37%) që kryesuan në kryeqytet.
Ministria e Punëve të Brendshme raportoi vetëm dy arrestime në Prilep për dyshime të blerjes së votave, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë kërkoi akses më të mirë për mediat në qendrat e votimit pas një incidenti në Karposh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




