Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE fiton në mbi 30 komuna në raundin e parë
Fitore të thellë në raundin e parë të zgjedhjeve vendore që u mbajtën të dielën në Maqedoni të Veriut shpalli partia në pushtet VMRO DPMNE. Kandidatët e kësaj force kanë arritur të zgjidhen kryetarë komunash në 30 nga 80 komunat ndërsa duke pasur parasysh numrin e votave të fituara në raundin e para, pretendoi se do të fitojë edhe në të paktën 20 komuna të tjera, përfshi kryeqytetin Shkup, në raundin e dytë që do të mbahet në datën 2 nëntor.
Sipas rezultateve paraprake Kandidatët e VMRO DPMNE kryesojnë në 53 komuna, por që një kandidat të zgjidhet kryetar komune duhet të marrë 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të ketë dalë të paktën një e treta e zgjedhësve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse. “Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke theksuar se rezultati I arritur ishte më I mirë se ai i zgjedhjeve parlamentare si deh lokaleve të mëparshme.
Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç është kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ndërkaq opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar atyre parlamentare dhe presidenciale. Nga rezultatet paraprake, kandidatët e kësaj force kryesojnë në 8 komuna, ndërkohë kjo forcë kalon në raundin e dytë në të paktën 20 komuna, Për sa i përket bllokut politik shqiptar, Kandidatët e VLen kryesojnë në 9 komuna. Kandidati I kësaj force, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë.
Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera. Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, kryeson në 5 komuna ndërsa nënkryetari I kësaj force Arbër Ademi njoftoi fitore në raundin e parë të lokaleve në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




