Vizitat te psikiatri ende tabu – Shumë njerëz nuk e pranojnë, ndonëse vuajnë nga çrregullime mendore
Në shumë komunitete, shëndeti mendor vazhdon të jetë një temë e ndjeshme. Edhe sot, vizita tek një psikiatër shihet nga disa si një shenjë dobësie ose turpi, duke i bërë pacientët të hezitojnë të kërkojnë ndihmë.
Mjekët specialist nënvizojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit për shëndetin mendor, duke treguar se kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi fizik, por shumë njerëz sipas mjekëve nuk duan ta pranojnë këtë fakt.
“Një shoqëri, një familje dhe një komunitet që ka një problematik të caktuar të shëndetit mendor e vuan e gjithë shoqëria. Është me rëndësi që të evidentojmë që ka pak sensibilizim në përgjithësi nga popullata për këto probleme dhe shpesh i shmangin apo nuk duan ti pranojnë derisa avancojnë”, u shpreh Gjon Preçi, Mjek neuropsikiatër.
Mjekët insistojnë që edukimi mbi shëndetin mendor të fillojë që në familje, shkolla dhe komunitet, duke krijuar një kulturë ku kërkimi i ndihmës nuk shihet si turp, por si një akt i rëndësishëm i kujdesit personal.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




