Tetori Rozë në Universitetin “Eqrem Çabej”- Aktivitet ndërgjegjësues me pedagogë e studentë
“Kujdesi, parandalimi dhe ndërgjegjësimi janë hapat që shpëtojnë jetë.” Ky është mesazhi që u përcoll gjatë aktivitetit të organizuar në universitetin “Eqrem Çabej” në kuadër te tetorit rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni, në bashkëpunim me Njësinë Bazë të Infermierisë, zhvilloi këtë organizim sensibilizues për studentët dhe stafin universitar, me mesazhe informuese, diskutime të hapura dhe shumë solidaritet.
“Universitetin i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, bashkëngjitet luftës për kancerin e gjirit, një sëmundje që po shqetëson të gjithë popullatën dhe jemi e këtij ndërgjegjësimi për të gjitha nënat, gratë të cilat duhet të bëjnë ekzaminimet e nevojshme”, u shpreh pedagogu, Bledar Late.
Ishte mjekja, Drita Hine që foli për këtë sëmundje që merr çdo ditë jetë grash e vajzash, e cila njëkohësisht e vendosi theksin te diagnostikimi i hershëm.
“Mamografia në spitalin rajonal është falas pa qenë e nevojshme për të marrë rekomandim nga mjeku i familjes, mund të paraqiten atje dhe të bëjnë mamografinë për ta parandaluar këtë sëmundje në kohë”, tha mjekja.
Vajzat e sektorit te promocionit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor shpërndanë për pjesëmarrësit fletëpalosje me informacion dhe fjongot në ngjyrë rozë që janë simboli i këtij muaji.
Gazetar: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




