“Rozë për shpresë, për guxim, për jetë” – Në Shkodër u zbuluan 25 raste të reja me kancer gjiri

Shëndet | 11 muaj më parë

Me moton “Rozë për shpresë, për guxim, për jetë”, departamenti i lëndëve klinike dhe paraklinike në Universitetin e Shkodrës në bashkëpunim me organizatën Autochthonous, zhvilluan një leksion të hapur.

“Inkurajoj çdo iniciativë e cila mbështet luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimi i popullatës që ne po jetojmë me këtë sëmundje”, u  shpreh Zamira Shabani, Pedagoge në Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë vitit 2024 në spitalin rajonal Shkodër u zbuluan 33 raste të reja me kancer gjiri ndërsa në 9 muajit e parë të këtij viti janë 25 raste të reja tha onkologia Ana Xhuveli.

“Në total kanë qenë 33 raste të  reja në spitalin rajonal  Shkodër ku  janë kryer 85 kimioterapi. Këtë vit deri tani kemi 25 raste të reja në total dhe numri i kimioterapive janë 65”, tha Xhuveli.

Ky aktivitet synoi të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat për rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe ekzaminimeve periodike, si mënyra më e mirë për parandalimin e kancerit të gjirit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme