Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025
Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2025, ku qytetarët votojnë për kryetarët e 32 komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit.
Sipas të dhënave zyrtare, të drejtë vote kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë, prej të cilëve 474,394 ndodhen në Shkup. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00.
Përveç garës për kryetarë komunash, zgjedhja për këshilltarë do të përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë, për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë votimit të mbajtur më 19 tetor.
Procesi zgjedhor po vëzhgohet nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




