248 lindje në maternitetin e Gjirokastrës, 30 lindje më shumë se e njëjta periudhë e 2024-ës

Shëndet | 11 muaj më parë

248 lindje janë shënuar në maternitetin e Gjirokastrës që prej janarit të 2025 e deri në fund të këtij tetori. Rastet vijnë nga vajzat që bëhen nëna për herë të parë  deri tek ato që shënojnë lindjen e tretë.

“E kam fëmijën e terët, bëra një djalë”

“Jam shumë e lumtur se u bëra nën për herë të parë me një djalë”, thanë disa nga nënat

Tetori, ndryshe nga më parë, ka shënuar një fluks të lartë çka sipas shefes së shërbimit obstetrikë gjinekologjik Migena Kuro ka sjellë edhe hapjen e dhomave të mbyllura në maternitetin “Dhimitër Cuci”. Gjatë këtij muaji kanë ardhur në jetë 38 bebe.

“Kemi edhe një fluks të madh lindjesh këtë muaj dhe kjo është diçka e bukur se tregon vijimësinë e jetës. Ky muaj pati një fluks të madh çka bëri që edhe dhomat e mbyllura të hapeshin për të pritur gratë që lindën. Shpresoj që ky fluks të vijojë se është një shenjë e mirë e rigjallërimit të jetës në qarkun e jugut”, u shpreh Kuro

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtin periudhë të vitit  2024, shihet se prej  janarit deri në tetor 2025 numri I lindjeve është rritur me 30. Në këtë maternitet gjatë 2024 erdhën në jetë 271 bebe nga gjithë qarku i Gjirokastrës.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme