“Tetori rozë” mbyllet me 9 mijë mamografi – 3 mijë kontrolle më pak se 2024. Depistimi “kap“ 50 raste të reja
Ndryshe nga viti i kaluar , ky tetor rozë u mbyll me 9 mijë mamografi të kryera ose 3 mijë më pak se një vit më parë . Vetëm në 14 mamografitë e vendosura në spitale e qendrave shëndetësore të vendit u kryen 7 933 kontrolle, ndërsa pjesa tjetër nga mamografitë e lëvizshme.
“Gjatë gjithë muajit tetor janë kryer 9 mijë mamografi nga njësitë stacionare dhe ato të lëvizshme. Këtë vit disa rrethe janë dalluar për pjesëmarrje të lartë në kontrolle. Rrethe më numrin më të lartë të depistimeve janë Shkodra, Dibra, Lezha, Durrësi dhe Tirana”, u shpreh Dorina Toçi, Drejtore e ISHP.
Ndonëse rastet e dyshuara për kancer të gjirit janë ende në verifikim e sipër nga strukturat spitalore për shkak të diagnostikimeve të mëtejshme , ISHP dekalaron se çdo vit kontrollet depistuese konstatojnë rreth 50 raste të reja me kancer
“Lidhur me programin e depistimit nga njësitë e lëvizshme çdo vit referohen rreth 10 gra të dyshuara në vit. Nga mamografitë stacionare dhe të lëvizshme bashkë, referohen rreth 50 gra të dyshuara me kancer gjiri”, tha ajo.
Kontrollet e gjirit do të vijojnë të jenë pa planifikim pavarësisht mbylljes së fushatës së tetorit rozë.
“Gratë do të vijojnë ta kryejnë pa referim mamografinë në njësitë stacionare. Kuptohet jot ë gjitha gratë , por ato që janë target grup, mbi moshën 50 vjeç. Gratë që e kanë kryer mamografinë tashmë dhe kanë dalë mirë nga ky kontroll nuk kanë nevojë të kryejnë mamografi për dy vite. Ato që kanë një indikacion do të vijojnë të mbeten nën kontroll periodik”, theksoi Toçi.
Çdo vit në vendin tonë kontrollohen rreth 25 mijë gra një shifër kjo larg objektivit që ka ISHP prej 50 mijë depistime në vit. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 804 raste të reja më kancer në gji – një nga shifrat më të larta ndër vite. Çdo vit rritja shënohet me 2%.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




