Ministrja Sala viziton Qendrën Shëndetësore Udënisht: Kujdesi parësor i zgjeruar në komunitetet e Pogradecit

Shëndet | 11 muaj më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një vizitë inspektimi pranë Qendrës Shëndetësore Udënisht, një pikë kyçe e varësisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pogradec, e cila i shërben një popullsie prej mbi 7,000 banorësh.

Gjatë vizitës, ministrja Sala u njoh nga afër me shërbimet e ofruara, duke inspektuar kontrollet bazë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. Ajo pati gjithashtu mundësinë të takojë dhe të bisedojë me pacientë të pranishëm në qendër, duke dëgjuar përvojat e tyre.

Qendra Shëndetësore Udënisht funksionon si pika kryesore e referimit për kujdesin shëndetësor parësor në të gjithë territorin e njësisë administrative. Mjekët dhe infermierët e angazhuar aty garantojnë çdo ditë një shërbim të vazhdueshëm dhe cilësor, duke synuar t’i afrohen sa më shumë nevojave të banorëve.

Për të siguruar këtë akses të zgjeruar, në varësi të kësaj qendre funksionojnë edhe katër pika ambulatore, të shpërndara në zonat Buqezë, Lin, Memëlisht, dhe Piskupat. Këto ambulanca luajnë një rol jetik, duke i siguruar banorëve të zonave më të thella dhe të largëta shërbimet bazë, duke garantuar kështu që çdo komunitet, pavarësisht largësisë gjeografike, të ketë kujdes të afërt dhe të vazhdueshëm mjekësor.

Qendra ofron një paketë të plotë shërbimesh bazë të kujdesit shëndetësor parësor, duke përfshirë:

Shërbimet e mjekësisë familjare.

Konsultorin e gruas dhe atë të fëmijës.

Planifikimin familjar dhe vaksinimin.

Shërbimet e urgjencës mjekësore, mjekime dhe injeksione.

Kontrollet periodike (check-up-et).

Kujdesin shëndetësor në banesë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme