Libri “Etika ligjore në epokën digjitale” sjell sfidat ligjore të rrjeteve sociale, juristi Mustafa Llani publikon botimin e tretë
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Megjithëse kalojmë shumë minuta, madje edhe orë të ditës duke ndërvepruar në to, pak dimë për aspektet ligjore që lidhen me përdorimin e tyre.
E njëjta situatë paraqitet edhe me Inteligjencën Artificiale, e cila vitet e fundit po përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.
Në këtë kontekst, juristi Mustafa Llani vjen me librin e tij më të ri “Etika ligjore në epokën digjitale”, i cili synon t’u ofrojë lexuesve një gamë të gjerë njohurish juridike mbi këtë fushë komplekse e ende pak të eksploruar.
“Ky është një libër që titullohet ‘Etika ligjore në epokën digjitale’. Kryesisht për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe sfidave që sjell për të drejtat themelore të njeriut, kam vendosur ta sjell këtë libër për të shpjeguar teorinë sa i përket etikës dhe aplikimeve në aspektet ligjore,” tha Mustafa.
Ky është botimi i tretë i juristit Llani. I apasionuar pas kibernetikës dhe Inteligjencës Artificiale, ai thekson se nuk do të ndalet me kaq, pasi kjo fushë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe kërkon përditësim konstant të kuadrit ligjor.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




