Buxheti 2026 për RTSH, Vasili: Tarifa e aparatit e paindeksuar 10 vite, institucioni ka nevojë për buxhet më të lartë
Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, në fjalën e saj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, gjatë seancës dëgjimore për projektbuxhetin 2026 me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar shpjegoi arsyet pse institucioni kërkon rritje të financimit buxhetor për vitin e ardhshëm.
Vasili deklaroi se në realizimin e buxhetit 2025 (janar–tetor), totali i shpenzimeve nga financimi buxhetor është realizuar në masën 80%, ndërsa fondi për prodhimet filmike është realizuar vetëm 14%, por sipas saj kjo do të përmbyllet plotësisht deri në fund të vitit, pasi muaji në vijim mbulon ngjarjet kryesore si Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, Junior Song dhe programet e fundvitit.
Drejtoresha e Përgjitshme e RTSH shtoi ndërkaq se fondi për orkestrën simfonike, kinematografinë dhe projektet teknike pritet të shpenzohet në nëntor–dhjetor, ndërsa fondi investues prej 100 milion lekësh për 2025 është plotësisht i planifikuar dhe me procedura të mbyllura.
“Pr.Buxheti 2026- totali i financimit është parashikuar në vlerën 890 mln lekë pothuaj aq saishte fondit për vitin 2025 bile diçka e vogël më pak.
Rritja prej 44 mln lekë për 2026 më shumë se në 2025 për Orkestrën simfonike të RTSH dhe kinematografisë është rrjedhojë e rritjes së pagave për orkestrën simfonike në tetor 2025.
Për programin shërbimi për shqiptarët jashtë kufirit dhe shërbimi për publikun në gjuhë të huaj rritje prej 5 mln lekë në 2026.
Është ulur fondi i investime, 50 mln lekë më pak se 2025.
Situata e të ardhurave në RTSH- të ardhurat vjetore maksimale në RTSH nuk shkojnë më shumë se 2.2 mld lekë. Struktura e të ardhurave: 59% nga tarifa e aparatit transmetues , 32% financim i buxhetit të shtetit dhe 9% të ardhura të tjera.
Problemi kryesor sipas nesh i financimit buxhetor- ka mbetur i njëjtë të paktën një dekade. Tarifa e aparatit nuk është indeksuar prej 10 vitesh ndërsa kostot janë rritur ndjeshëm”, deklaroi Vasili.
Vasili bëri me dije se të ardhurat vjetore të RTSH-së nuk mund të shkojnë më shumë se 2.2 miliardë lekë, të ndara si më poshtë: 59% nga tarifa e aparatit transmetues; 32% financim nga buxheti i shtetit; 9% të ardhura të tjera. Ajo theksoi se tarifa e aparatit transmetues nuk është indeksuar prej 10 vitesh, ndërkohë që kostot operative janë rritur ndjeshëm.
Sipas drejtueses së RTSH-së, arsyeja kryesore është se institucioni nuk mund t’i mbulojë më kostot me të ardhurat aktuale, sikurse: rritja e kostove operative, nevoja për modernizim dhe digjitalizim të teknologjive, rritja e kërkesës për përmbajtje digjitale dhe ndërkombëtare, nevoja për bashkëprodhime artistike dhe filmike, shpenzime kapitale që nuk mbulohen dot vetëm nga të ardhurat e RTSH-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



