Festivali i Letërsisë Evropiane, prezantohet vepra që solli për herë të parë konceptin “robot”, tradita letrare takon Inteligjencën Artificiale

Kulturë | 10 muaj më parë

Edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane vijon të sjellë në Tiranë një atmosferë të gjallë kulturore, ku letërsia bashkon brezat dhe krijon ura komunikimi mes autorëve, studentëve dhe lexuesve të apasionuar.

Një nga diskutimet më interesante ka qenë ai mbi vështirësitë që hasin autorët e rinj, si në Irlandë edhe në Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve, Ambasada Çeke prezantoi përkthimin në shqip të një versioni komik të dramës dhe romanit të famshëm distopik R.U.R. të Karel Čapek, botuar për herë të parë në vitin 1921.

Vepra, e ilustruar nga artistja çeke Kateřina Čupová, solli për herë të parë fjalën “robot”, që më pas u përhap në mbarë botën. Mesazhi humanist i romanit mbetet aktual edhe sot, në epokën e sfidave që shoqëria përjeton me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Pjesë e programit ishin edhe takimet me nxënës të shkollave të mesme, të cilat nxisin dialogun kulturor dhe energjinë rinore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme