Integriteti në Shëndetësi, ministrja Sala: Duhet transparencë, komunikim i qartë dhe respekt për pacientin

Shëndet | 10 muaj më parë

Në Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi rolin e institucioneve në integritetin e shërbimit cilësor shëndetësor.

“Pa institucione të forta, pa politika të përgjegjshme, pa një shtet që garanton etikë dhe integritet, as mjekësia dhe as mjeku nuk mund të çojnë përpara misionin e tyre human” , theksoi ministrja.

Duke nënvizuar rritjen e standarteve të shërbimeve në shëndetësi dhe digjitalizimit e proceseve që rrisin cilësinë, ministrja renditi disa prej hapave konkretë që janë bërë në këtë drejtim.

“Në rrugën tonë “Shqipëria 2030”, integriteti në shëndetësi nuk është thjesht domosdoshmëri profesionale, është kriter politik, është angazhim strategjik dhe është standard europian që vendi ynë duhet dhe do ta përmbushë.

Kemi nisur zbatimin e recentave elektronike, dhe çdo ditë 20 mijë qytetarë marrin recetën e rimbursuar elektronikisht dhe 7 mijë referohen në “sistemin e referimit” shëndetësor. Ndërkohë, po punojmë për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen  e integritetin  të sistemit shëndetësor”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë tha se po punohet për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e integritetin  të sistemit shëndetësor, ndërsa nënvizoi se integriteti në shëndetësi nuk është vetëm çështje profesionale, është çështje e moralit publik, e kulturës demokratike dhe e vizionit politik të një vendi.

“Pa ndershmëri, transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientin, nuk mund të ketë besim; dhe pa besim, nukmund të ketë sistem shëndetësor që funksionon. Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtëmidis shtetit dhe qytetarit. Dhe ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e qëndrueshme, e drejtë dhe pa kompromis”, përfundoi ministrja Sala.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme