Rënie gurësh në disa akse rrugore në Tropojë, energjia elektrike vijon me ndërprerje në disa njësi

Aktualitet | 10 muaj më parë

Si pasojë e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit në disa akse rrugore nacionale janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, kryesisht në akset Bajram Curri–Valbonë, Sopot–Kërnaj, Bajram Curri–Fierzë, Sopot–Kam dhe Dushaj–Lekbibaj.

Në segmentin Bajram Curri–Valbonë, nga km 3 deri në km 10, ka pasur bllokime të përkohshme për shkak të rënies së herëpashershme të gurëve dhe inertesh. Qarkullimi ka vijuar me ndërprerje të shkurtra. Po punohet me kujdes dhe situata po monitorohet, pasi ekziston rrezik i lartë për shkëputje të masivit shkëmbor, për shkak të skarpateve të larta dhe terrenit të vështirë.

Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen në disa zona të bashkive Kukës, Has dhe Tropojë, konkretisht në fshatrat Qinamakë dhe Surroj (Nj.Adm. Surroj), Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec dhe Zapod, fshatrat Pistë, Gëdheshtë dhe Shemri (Nj.Adm. Malzi, Bashkia Kukës), Nj.Adm. Lekbibaj, fshatrat Kam dhe Pac (Nj.Adm. Bytyç, Bashkia Tropojë), si dhe fshatrat Vlahën, Pogaj dhe Kishaj (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza, Bashkia Has.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme