Shirat e dendur rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

Aktualitet | 9 muaj më parë

Shirat e dendura gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e prurjeve në kaskadën e Drinit, duke sjellë nisjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, ndërsa kryeministri Edi Rama njofton se këto shkarkime po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistët e hidrocentraleve.

“Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

Megjithatë, vendi është përfshirë nga reshje të dendura dhe era të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Fier.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, fshati Flakë vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të prurjeve të përroit.

Në Bashkinë Vau i Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke rritur nivelin e ujit në lagjen Kapedani.

Ndërsa në Bashkinë Fushë-Arrëz, janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa akse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme