Moti i keq në vend, anulohet ceremonia e hedhjes së Kryqit në Durrës

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar ose siç njihet ndryshe Pagëzimi i Krishtit.
Për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, dhe kryesisht qytetin e Durrësit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik u anulua sot.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të Durrësit, ku morën pjesë dhjetëra besimtarë.
Pas Bekimit të Ujit në kishë, ishte parashikuar që në orën 10:30 Kryepiskopi të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në portin e Durrësit, por kushtet e motit e bënë të pamundur realizimin e këtij akti simbolik, që përkujton pastrimin dhe ndriçimin shpirtëror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




