Reshjet e shiut, apel për kujdes të shtuar për qytetarët e Prishtinës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa sipas parashikimeve, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Si pasojë e kushteve atmosferike, Komuna e Prishtinës paralajmëron për vështirësi të mundshme në qarkullimin rrugor, mbingarkesë të sistemit të kanalizimit dhe ujërave atmosferike, si dhe grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime. Po ashtu, ekziston rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të caktuara të ndjeshme.
Institucionet e Kryeqytetit u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për sigurinë publike.
Sipas njoftimit, institucionet përkatëse janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme sipas nevojës, ndërsa qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare për informata të mëtejme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




