Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, 84-vjeçari po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Aldrich Ames, një agjent i CIA-s për më shumë se 30 vjet, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh për Moskën, vdiq në moshën 84 vjeç të hënën njoftuan autoritetet amerikane.
Ish-oficeri i kundërzbulimit, i cili po vuante një dënim me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, vdiq të hënën në Institucionin Federal Korrektues në Cumberland, Maryland, ka raportuar CBS News.
Ames ishte burgosur më 28 prill 1994 pasi e kishte pranuar se i kishte shitur informacione sekrete Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë.
Ai kompromentoi më shumë se 100 operacione klandestine dhe zbuloi identitetin e më shumë se 30 agjentëve që spiunonin për Perëndimin – duke çuar në vdekjen e të paktën 10 aseteve të inteligjencës së CIA-s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



