Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve të SPAK: Angazhohuni me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal
KlodIan Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve.
Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



