VanHorn takon kreun e ri të SPAK dhe BKH: Vazhdojmë mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodjan Braho, dhe kreun e BKH Joni Keta, duke i përgëzuar për rolet e tyre te reja drejtuese. Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku VanHorn takoi edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumani si edhe prokurorë të tjerë.
VanHorn ritheksoi mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në këtë fushë.
Në këtë kuadër, u rikujtua edhe deklarata e Sekretarit Rubio se SHBA do të përballet me kartelet e drogës “kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara”.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.












