Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Rruga Qafë Thore–Theth e bllokuar nga ortekët, qarkullim me zinxhir në Vermosh, Krujë dhe Fierzë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije gjendjen e akseve rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, kryesisht në zonat malore.
Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore dhe juglindore konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Razëm, Kukës-Shishtavec, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, Ersekë–Leskovik, Maliq-Kufi Gramsh, Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçë -Voskopojë, Korçë-Ersekë, Zemblak-Dog. Goric, Qafë Thanë.
Për pasojë, aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar si pasojë e rënies së orteqeve, ndërsa në rrugën Qafë Dushk-Sevaster, në kmilometrin e 10 dhe 11, qarkullimi kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës. Në rrugën Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), janë regjistruar shkarje masive aktive.
Sipas ARRSH, janë të hapura për qarkullim akset Degëzim Vermosh-Doganë, Surrel-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Trau-Teleferik, Krujë-Sarisalltik dhe Qafë Mali – Fierzë, por lëizja duhet të kryhet me zinxhirë.
Institucioni u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë në zonat malore ku ka prezencë dëbore.
Postimi i plotë:
Reshjet e shiut dhe të dëborës në zona malore kanë vazhduar gjatë natës me intensitet mesatar, kryesisht në zonat malore.
Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore dhe juglindore konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Razëm, Kukës-Shishtavec, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, Ersekë–Leskovik, Maliq-Kufi Gramsh, Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçë -Voskopojë, Korçë-Ersekë, Zemblak-Dog. Goric, Qafë Thanë.
Akset ku qarkullimi bëhet me zinxhir
Degëzim Vermosh-Doganë
Surrel-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Trau-Teleferik
Krujë-Sarisalltik
Qafë Mali – Fierzë qarkullimi me zinxhir
Akset që kanë probleme:
Qafë Thore Theth rruga e bllokuar si pasojë e rënies së orteqeve.
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



