Sarandë, situata virusale e ngarkuar – Urgjenca e ngarkuar, këshillohet së pari vizita te mjeku i familjes
Në këtë fillim janari, ftohja e motit, ka sjellë një situatë të rënduar virusale në Sarandë. Në urgjencën e spitalit ka fluks të shtuar të vizitave, ndërkohë që në repartin e Patologjisë e sidomos në atë të sëmundjeve të brendshme, paraqiten çdo ditë e më shumë pacientë me shqetësime më serioze.
“Ka shumë raste me viroza që paraqiten dhe në repartin e urgjencës dhe në repartin e shërbimit të mushkërive. Piku arrin në fund të këtij muaji” u shpreh Dr. Niko Kurti.
Rekomandimi që jep Dr. Niko Kurti, është që të vlerësohet çdo prekje nga virozat stinore dhe sidomos pas ditës së tretë me temperaturë, të mos vazhdohet me mjekime tradicionale, duke anashkaluar paraqitjen tek mjeku i familjes e tek mjeku specialist. Apeli i tij është që të lehtësohet sa të jetë e mundur më shumë shërbimi i urgjencës, për t’iu përgjigjur rasteve realisht emergjente.
“Kur shikojnë një situatë virale pas tre ditësh është mirë të paraqiten gjithmonë pranë mjekut”, tha ai.
Ulja e temperaturave parashikohet të jetë trendi edhe i javëve në vijim. E kjo bën të nevojshme rritjen e kujdesit prej tyre, ashtu edhe vlerësimin në kohë të çdo ndikimi në parametrat shëndetësore, sidomos në fëmijë dhe të moshuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




