Temperaturat e ulëta në vend, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhir, qarkullimi vijon normalisht

Aktualitet | 9 muaj më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu apo dëbore, por temperaturat e ulëta kanë qenë prezentë në të gjithë vendin.

Konkretisht temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Valbonë në -18°C, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë. Në këtë kuadër, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

“Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës.

Temperaturat gjatë natës ka qenë të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme