Punimet në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, ARRSH: Më 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Tiranë-Rinas, ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të lëvizjes në drejtim Tiranë-Rinas në datat 13-14 janar nga ora 20:00 deri në 06:00.
ARRSH sqaron se qarkullimi i automjeteve do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit); rruga dytësore; Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas; dhe rruga Kashar – Thumanë.
“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore
•Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




