Trump paralajmëron veprime të forta ndaj Iranit nëse ekzekutohen protestuesit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “veprim shumë të fortë” nëse Irani vazhdon me ekzekutimin e protestuesve antiqeveritarë. Deklarata e tij vjen pas raportimeve se një i ri 26-vjeçar, Erfan Soltani, i arrestuar javën e kaluar, pritet të ekzekutohet sot pas një gjyqi të përfunduar brenda dy ditësh.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut HRANA, mbi 2,400 demonstrues janë vrarë deri tani gjatë shtypjes së protestave, shifër që përfshin edhe të mitur dhe civilë.
Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat dhe të “marrin nën kontroll institucionet”, duke premtuar se “ndihma është rrugës”. Ai ka vendosur tashmë tarifa prej 25% ndaj vendeve që tregtojnë me Iranin dhe po shqyrton opsione të tjera, përfshirë ato ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




