Kurti priti ambasadorin William Walker në prag të përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, që do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.
Sipas mediave në Kosovë, ambasadori Walker falënderoi kryeministrin për pritjen dhe bisedën, duke e uruar gjithashtu për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




