Nga Astrit Avdyli te Lulzim Berisha, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga burgu i Durrësit në burgun e Peqinit

33 të burgosur apo të paraburgosur, të cilët vuanin dënimin apo prisnin vendimet e gjykatave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, u transferuan sot (15 janar) në burgun e Peqinit. Mes tyre janë edhe emra të njohur të botës së krimit si Astrit Avdyli dhe Lulzim Berisha.
Astrit Avdyli është një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Shqipëri, i identifikuar si kreu i bandës së Shijakut. Aktiviteti i tij kriminal shtrihet prej viteve ’90, duke përfshirë vrasje e trafik droge. Ai u vu në pranga në qershor të vitit 2024.
Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që veproi nga fundi i viteve ’90 dhe u bë përgjegjëse për një seri vrasjesh dhe krimesh të rënda në vend. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2023 në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”. Në vitin 2025, ai u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e rivalit Klodian Saliu dhe përfshirje në dosjen “Plumbi i Artë”.
Vendimi për transferimin e 33 të burgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit. I njohur për precedentë penalë dhe i përfshirë në dosje të bujshme kriminale, ai u arratis dy ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Si pasojë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, përfshirë drejtorin, shefat e policisë, shërbimin shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë.
Po ashtu, ditën e djeshme u arrestuan 6 efektivë të policisë të cilët shoqëruan Altin Ndocin në ambientet e Spitalit të Durrësit, zv.shefi i Policisë së Burgut dhe kryeinfermieri i spitalit.
Të burgosurit që u transferuan nga burgu i Durrësit në burgun e Peqinit:
1- Agim Gjini – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
2- Lulëzim Selimi – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
3- Algert Rrapi – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
4- Enea Kume (vellai i deputetit te PS Loer Kume ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
5- Elvis Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
6- Dhimiter Nina – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
7- Endri Seiti – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
8- Aldi Zonja – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
9- Erind Lasku – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
10- Artur Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
11- Artion Çaushllari alias Gjika – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
12- Armando Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
13- Armand Marvataj – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
14- Astrit Avdyli alisa Balliu- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
15- Samuel Alfonso Moreno Serrano ( shtetas nga venezuela ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
16- Braniol Liço alias Ago – Nga IEVP Durres në IEVP Fier
17- Orges Molla – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
18- Dorian Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
19- Lulzim Berisha – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
20- Emirjan Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
21 – Juxhin Koka – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
22- Enkeli Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
23 – Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques ( shtetas nga venezuela ) Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
24- Skënder Sufaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
25- Gëzim Thartori – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
26- Ismail Zeneli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
27- Geis Sejfullai – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
28- Klajdi Merkaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
29- Ervin Zeqiri – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
30- Klevis Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
31- Morel Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
32- Maksim Ndoci – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
33- Saimir Bilaçaj- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



