Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një reagim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka ngritur shqetësimin për gjendjen e lirisë së fjalës në Europë, duke paralajmëruar se kjo vlerë po gërryhet
Rubio thekson se aleancat e SHBA me partnerët europianë janë ndërtuar mbi parime dhe vlera të përbashkëta, ndër të cilat liria e shprehjes mbetet themelore.
“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, ka deklaruar Rubio.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




