Raste të reja COVID-19 në Përmet, mjekët: Simptomat janë të lehta, por kujdesi mbetet i domosdoshëm

Shëndet | 9 muaj më parë

Qyteti i Përmetit po përballet sërish me raste të reja të COVID-19. Sipas mjekëve të qendrave shëndetësore nr. 2 dhe nr. 3, rastet e raportuara kanë qenë me forma të lehta të simptomave.

Mjekja Lavdie Hoxha u shpreh për RTSH:

“Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe raste me COVID, por janë forma të lehta që janë paraqitur tek pacientët, kryesisht me dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, këputje, por edhe këto kanë kaluar lehtë.”

Bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave parandaluese.

“Ne, përveçse i vizitojmë, u japim edhe këshilla që duhet të ndjekin në shtëpi, si përdorimi i çajrave, marrja e paracetamolit, si dhe ushqyerja e shëndetshme, sepse ndikon shumë,” – theksojnë mjekët.

Edhe pse rastet janë të lehta, specialistët e mjekësisë nënvizojnë se kujdesi i përditshëm mbetet arma më e fortë ndaj virusit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme