“Shqipëria do paguajë 1mld Euro për të qenë në Bordin e Paqes”-Edi Rama: Gënjeshtër, ftesa e Trumpit nderon vendin

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve të fundit mbi ftesën e Trumpit që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes për të administruar Gazën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është e pavërtetë se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së. Po ashtu sipas tij, është gënjeshtër pretendimi se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama ka hedhur poshtë edhe zërat se në Shqipëri do të vijnë palestinezët.  

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Sipas tij, Shqipëria është nën drejtimin e tij është krejt tjetër, “e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”

“Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, thekson më tej Rama në postimin e tij në rrjetin social në Instagram.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme