Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Moldavi, pritet me ceremoni shtetërore

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Moldavi, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia Maia Sandu.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan se Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere.
“Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere në vlerat e lirisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen evropiane”, shkruan presidenti krahas pamjes nga pritja.
Presidenti Bajram Begaj, ka nisur këtë vizitë zyrtare treditore në Moldavi, me ftesë të presidentes Maia Sandu. Vizita, që do të zgjasë deri më 20 janar, synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



