Aksidenti hekurudhor me 39 viktima, Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mbi tragjedinë në Spanjë, ku 39 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor. Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa thekson se Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë.
“Shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, shkroi ajo në X.
Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz, të dielën në mbrëmje.
Sipas rrjeteve hekurudhore, në të dy trenat ndodheshin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Shërbimet e emergjencës trajtuan 122 persona, ndërsa 48 prej tyre, përfshirë pesë fëmijë, ndodhen ende në spital. Nga këta, 11 të rritur dhe një fëmijë janë në gjendje intensive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




