Protesta kombëtare-Berisha: Shqiptarët të mos mungojnë më 24 janar, do përballemi me këtë regjim deri në largimin e tij

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët po e presin me padurim 24 janarin dhe se opozita do të përballet me mazhorancën e kryeministrit Edi Rama deri në largimin e tij.

Duke folur në protestën e opozitës së zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se protesta e sotme është përcaktuese për atë të 24 janarit.

 “Dëshmon qëndresën tonë, vendimin tonë për t’u përballur me këtë narko-qeveri, me këtë bandë, organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për t’u përballur gjer në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të dashur miq, kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh”, tha Berisha.

Ai ftoi çdo qytetar shqiptar në protestën e 24 janarit.

“Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar. Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit”, u shpreh më tej Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme