Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Kurti: Besimi, shtyllë e lidershipit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Forumin e 56-të Ekonomik Botëror në Davos. Në fjalën e mbajtur në panelin me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, deklaroi se besimi përbën një shtyllë themelore të shërbimit publik dhe të kohezionit shoqëror në etapa të ndryshme të zhvillimit të një shteti. Ai vuri në pah se optimizmi për të ardhmen buron nga përpjekjet e vazhdueshme dhe angazhimi aktiv i shoqërive për ndryshim pozitiv.
“Agjenda e ditës së Kryeministrit Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka nisur me këtë panel, ku ai ishte i ftuar për të diskutuar rolin e besimit në udhëheqje dhe në ndërtimin e unitetit shoqëror e shtetëror”, njofton zyra e Kryeministrit.
Paneli është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim dhe bashkëpunim ndërmjet liderëve nga e gjithë bota, me fokus në ndërtimin e partneriteteve inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe në përshpejtimin e bashkëpunimit global në kontekstin aktual shoqëror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




