Dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë rreth 400 mijë euro

Aktualitet | 9 muaj më parë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 400 mijë euro, të cilat dyshohet se janë vënë në mënyrë të paligjshme nga veprimtaria kriminale e trafikut të drogës.

Prokuroria ka sekuestruar pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe të familjarëve të tij, pasi nga hetimet rezulton se ato nuk kanë mundur të justifikojnë me të ardhura të ligjshme pasuritë e krijuara.

Shtetasi A.Rr., ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Nën sekuestro vihen pasuritë:

  • Një apartament me sipërfaqe 67 m² në Vlorë, në zotërim të shtetasve B.B. dhe A.Rr.;
  • Një apartament me sipërfaqe 73 m² në Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr. dhe B.B.;
  • Një apartament me sipërfaqe 68.8 m² në Tiranë, në zotërim të shtetases B.B.;
  • Një njësi shërbimi me sipërfaqe 27 m² në Vlorë, në zotërim të shtetasit A.Rr.;
  • Një automjet “Toyota Corolla”, viti 2020, në zotërim të shtetases B.B.;
  • Një automjet “Volvo XC60”, viti 2020, në zotërim të shtetases B.B.;
  • Një automjet “Mercedes-Benz GLA”, viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për të gjitha pasuritë e mësipërme, me një vlerë totale prej rreth 400 mijë euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme